Barcelona pritet ta ndërpresë huazimin e Emersonit te Betisi, gjashtë klube e duan brazilianin

0
Gjigandi

Emerson Royal është njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë këtë edicion në La Liga.

Mbrojtësi brazilian është në pronësi të Barcelonës, por i huazuar te Real Betis.

Huazimi i tij te Betis është deri në verën e vitit 2021, por Barcelona po mendon ta ndërpresë huazimin e tij më herët.

Për lojtarin kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha dhe Barcelona synon të fitojë nga shitja e tij.

Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund e duan lojtarin në Gjermani.

RonaTyra

Ndërkohë për lojtarin interesim ka shprehur edhe Roma në Serie A si dhe Arsenal e Newcastle United.

Barcelona synon që të fitojë rreth 25 milionë euro nga shitja e tij dhe kjo është arsyeja që duan ta ndërprenë huazimin e lojtarit.

Emerson këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me Betisin ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu