Ademi: Te Shkupi për ‘Shvercerat’ dhe për të shënuar gola

0
Gjigandi

Derisa po vazhdojnë seancat përgatitore të ekipit, kryesia e klubit të futbollit Shkupi po vazhdon të sigurojë përforcimet e radhës për të plotësuar ekipin me futbollist të ri.

“Nga sot pjesë e skuadrës bardhekaltër është edhe sulmuesi i krahut, Ilird Ademi, i cili te Shkupi vjen nga radhës e ekipit të Renovës.

Sulmuesi Ademi edhe pse kishte oferta të shumta, ai zgjodhi që të vesh fanellën e ekipit tonë, për të ndihmuar skuadrën bardhekaltër në sezonin e ri dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës”, thuhet nga FC Shkupi.

“Është një nder për mua dhe ëndërr e realizuar, pasi që te Shkupi erdha për shkak traditës dhe tifozëve që ka ky ekip. Vërtetë ndjehem i lumtur që do jem pjesë e kësaj skuadre, ndërsa “Shvercerave” u premtoj se së bashku do festojmë shumë gola dhe suksese. Shpresoj që të kem paraqitje të mira edhe në arenën evropiane, ku pretendojmë të paktën të kalojmë xhiron e parë në eliminatoret e Ligës së  Evropës”, është shprehur Ademi për faqen zyrtare të klubit

Ademi në sezonin që lamë pas luajti me ekipin e Renovës ku kishte të shënuar pesë gola dhe dy asistime, ndërsa me Makedonija Gj.P ka shënuar dy gola dhe dy asistime. Më parë ai ka luajtur edhe me ekipin e KF Gostivari.
Shkupi dhe Ademi kanë nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi që atë ta vazhdojnë edhe për një vit tjetër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu