Vllaznia largon trajnerin Plori. Ekipin e merr një emër mjaft i njohur

0
Vllaznia largon trajnerin Plori. Ekipin e merr një emër mjaft i njohur
Gjigandi

SHKODËR- Ekipi i Vllaznisë ka vendosur të që ndërpresë marrëdhëniet me trajnerin e ekipit Elvis Plori. Me anë të jë njoftimi në Faqen zyrtare të klubit në Facebook, Vllaznia shkruan se Plori ka dhënë kontribut në ngritjen e klubit

Postimi i Plotë:

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin. Falenderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë ketyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë.

Në vend të tij kluibi ka caktuar menjëherë një emër të njohur, Mirel Josën.

KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu