Barcelona ka shënuar fitore ndaj Leganesit në ndeshjen e sotme të zhvilluar në “Camp Nou”.
Barça fitoi me rezultatin 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 29’të të La Ligas.
Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Ansu Fati në minutën e 41’të të takimit – pas një goditje të fuqishme brenda zonës.
Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi me dominimin – ndërsa Griezmann shënoi në minutën e 65’të, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Katër minuta më vonë, Messi bëri magjinë duke kaluar gjysmën e ekipit kundërshtar dhe për të fituar penallti – të cilën e realizoi.
Barcelona mbetet në vendin e parë në tabelë me 64 pikë – katër më shumë se Real Madridi që ndodhet në vendin e dytë (me një lojë më pak).