Sfida të zjarrta

0
Gjigandi

Do të jetë një e mërkurë e pasur me sfida të bukura dhe intriguese nga tri kampionatet kryesore të Europës, Serie A, Premier League dhe La Liga. 

Në kampionatin spanjoll Barcelona do të kërkojë të shpresojë deri në fund te titulli dhe për ta bërë këtë duhet të fitojë me çdo kusht derbin ndaj Espanyol.

Messi-Suarez dhe Griezmann do të përpiqen të lidhen me njëri-tjetrin si në sfidën e fundit ndaj Villareal ku shkëlqyen për t’ia bërë më të thjeshta gjërat Barcelonës përballë skuadrës tjetër të Katalunjës që vetëm matematika e mban në Primera Division pasi sezonin e ardhshëm do të luajë në Segunda Division.

Në Serie A dita nis me sfidat e orës 19:30 Genoa-Napoli dhe Fiorentina-Cagliari me të kaltrit dhe vjollcët që do të bëjnë gjithçka për të marrë tre pikët. Në mbrëmje luhen ndeshje Roma-Parma, Atalanta-Sampdoria dhe Torino-Brescia.

Në Premier League për javën e 34-t në orën 21:00 do të zbresë në fushë Liverpooli që synon të vendosë rekorde të reja pasi ka arritur të fitojë zyrtarisht titullin kampion, ndërkohë në orën 19:00 luhet takimi Manchester City-Newcastle United.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu