Barcelona është në ajër, pasi nuk ka harmoni mes drejtuesve, stafit teknik dhe lojtarëve. Trajneri Quique Setien është në rrezik sepse ka shumë dyshime për aftësitë e tij në stol, ndërsa në krahun tjetër po mendohet dhe zëvendësuesi i spanjollit.
Ka shumë emra që kanë dalë në dritë, por Mundo Deportivo shkruan se emri që pëlqehet nga futbollistët është ai i Patrick Kluivert. Holandezi ka respektin e futbollistëve duke qenë një nga ish-futbollistët më të mirë në botë.
Lionel Messi nga krahu tjetër beson se Kluivert mund të rikthejë Barcen në rrugën e drejtë sepse ka personalitetin e duhur. Argjentinasi shpreson që drejtuesit t’i besojnë holandezit, pasi e di shumë mirë ambientin dhe është njohës i mirë i talenteve në klub.