Mediat katalane raportojnë se pas një takimi mes presidentit Hosep Maria Bartoemu dhe trajnerit Kike Setien, është vendosur që trajneri të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës, pavarësisht shkatërrimit të këtij sezoni.
Setien kishte marrë skuadrën në janar të këtij viti, dhe në 22 ndeshje në krye të saj, nuk fitoi asgjë që pritej, duke humbur ndeshjet më të rëndësishme, e po ashtu duke humbur garën për La Ligan, pa harruar eliminimin në Kupën e Mbretit, me Ligën e Kampionëve që mbetet kompeticionin e vetëm që Barcelona ka mbetur në garë.
Vetëm në rast kalimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Setien do të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës.