Barcelona dhe Tottenham mund të kryejnë shkëmbimin e madh në merkato

0
Gjigandi

Merkatoja e verës pritet të jetë shumë më ndryshe sesa merkatot e kaluara.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që dëmet për sportin të jenë të mëdha. Këto dëme pritet të vazhdojnë edhe pas rikthimit në fushat e blerta.

Dëme ekonomike pritet t’i prekin skuadrat e mëdha evropiane, duke bërë kështu që të preket edhe merkatoja. Merkatoja e verës pritet të jetë me shumë shkëmbime lojtarësh, por me më pak transferime për të cilat do të paguhen para të gatshme.

Një plan për shkëmbim kanë edhe Barcelona dhe Tottenham Hotspur, të cilat mund të kompletojnë një lëvizje interesante.

‘Sport’ raporton se Samuel Umtiti dhe Tanguy Ndombele mund të ndryshojnë skuadrat, duke shkuar në kahje të kundërta.

RonaTyra

Një nga emrat tjerë që është përmendur si potencial për t’u përfshirë në shkëmbim është edhe ai i Nelson Semedo, por Barca vështirë se do të heq dorë nga portugezi.

Ndombele lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona tash e disa kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu