Banorët ankohen për muzikën e lartë, policia procedon lokalin për dasmë-anti-COVID

0
Gjigandi

Kontrollet e pandërprera në lokale e subjekte tregtare, për respektimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë zbuluar edhe shkelje të tjera.

Policia e Tiranës bën me dije se kontrollet janë përqëndruar edhe në lokalet që shkaktojnë ndotje akustike, duke shqetësuar banorët me muzikë të lartë. Pikërisht kjo gjë ka sjellë procedimin e një 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollove për zbatimin e protokollit të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për një subjekt që vijonte aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në rrugën “Muhamed Gjollesha”, kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, banakieri i lokalit, shtetasi B. H., 21 vjeç.

RonaTyra

Gjithashtu, sherbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtij lokali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu