I riu nga Tirana rrëfen si u lidh me trafikantët e Londrës: Marr 6 mijë paund

0
Gjigandi

Kjo është rruga që shumë të rinj, përshkojnë për të shkuar në Angli. I njëjtë është dhe rasti i një 20 vjeçari nga Tirana i cili ka rrëfyer të gjitha peripecitë.

“Nga Tirana në Francë shkuam në rrugë tokësore, pastaj nga Franca në Angli ikëm me gomone. Gjithë rruga ishe 5 mijë paund. Kemi qëndruar 10 orë në det, kemi qenë diku tek 40 persona nga këto dhe gra më fëmijë me bebe”, tregon ai.

Vendimi për të shkuar në Angli, thotë se erdhi si pasojë e kushteve të vështira në Shqipëri.

“Ishte një zgjidhje e detyrueshme sesa prej qejfit. Të gjesh punë në Shqipëri është e pamundur. Nuk të garanton shteti asnjë punë të sigurt, faturat vetëm rriteshin, pagesat e shkollës ishin të papërballueshme për një familje si e imja”, shprehet i riu.

20-vjeçari këtë vit do të diplomohej në fakultetin e ekonomisë, por rrjedha e jetës e çoi në një tjetër drejtim, në një shtëpi bari në Angli.

RonaTyra

“Kushtet dhe rrethanat u bënë të tilla që të largohesha… kemi diskutuar për të punuar në shtëpi bari, këtu është me cikël në moment që mbaron procesi në varësi të rezultatit, 5-6 mijë paund. Unë merrem me ujitje, vaditje krasitje”, thekson 20-vjeçari.

I riu nga Tirana tregon orët e tmerrit, në det të hapur. Frika se mos nuk do të arrinte gjallë, në shumë raste e bëri të mendonte nëse ishte zgjedhja e duhur.

“Në momentin që shkëputesh nga bregu të duket sikur ke pak përqindje shpresë, deri në një moment që mbaroi benzina gomones. Fatmirësisht arritëm që të hyjmë në lidhje me policinë britanike dhe na shpëtuan, gomonia ndodhej mes detit, filloi uji të futej ujë”- nënvizon ai.

Ai tregon se nuk ka nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri, edhe ne rast se e kapin. Sipas tij, rinia është lënë në harresë nga qeveria.

“Jemi jetim nga shteti, më shumë të rinjtë më shumë mundësi , japin trafikantët sesa shteti, më shumë mundësi na japin trafikantë me punë ilegale se sa shteti ynë”, përfundon ai./euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu