Baçi: Rama i shkoi spektaklit deri në fund, qëllimi ishte të zgjidhte një president me pak pushtet

0
Baçi: Rama i shkoi spektaklit deri në fund, qëllimi ishte të zgjidhte një president me pak pushtet
Gjigandi

Publicisti Agim Baçi, ka komentuar zgjedhjen e Bajram Begajt si president i Republikës së Shqipërisë, duke thënë se kryeministri Edi Rama, i shkoi spektaklit deri në fund.

Në një intervistë për RTV Ora, Baçi tha se qëllimi i Ramës ishte të zgjidhte që të zgjidhte një president që të kishte pak pushtet.

Agim Baçi:

Rama i shkoi spektaklit deri në fund. Qëllimi i Ramës ishte që të zgjidhte një president me sa më pak pushtet, që mund të krijojë lobim politik. Sa më pak që mund të rrezatojë një lloj kundërshtie me Ramën dhe në fund fare dhe spektakli që mos prezenca e opozitës nuk është rëndesë e madhe sepse unë kam popullin aleat. Është pjesë e skemës që kanë tipa autokrat, si Rama.

Baçi tha se mënyra se si u shtrua në tryezë çështja e presidentit ishte qesharak, ndërsa shtoi se opozita nuk e ka luksin e bojkotit.

RonaTyra

Agim Baçi:

Edhe mënyra se si u shtrua në tryezë çështja e presidentit ishte qesharak. Opozita nuk e ka luksin e asnjë bojkoti dhe duhet të përpiqet. Ndoshta të dy grupet ishin të pasigurtë për të dhënë një emër që mund ta vinin në vështirësi morale Ramën, për shkak se rivaliteti brenda PD është kaq i madh sa emri i presidentit ishte shumë më i vogël se sa halli që kishte Berisha me palën tjetër, apo Alibeaj përballë Berishës.

Më tej ai shtoi:

Ne jemi në një pikë që përfunduam në një emër, që dashtë zoti ta ndihmojë të ketë dinjitetin e duhur për ta mbajtur këtë lloj posti. Me kompetencat që ka mund të ketë shumë pak rol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu