Nëse gjykata do të dënojë sot ish ministri Tahiri, vendimi do të ishte një suprizë për avokatin e tij Makism Haxhia. Në një lidhje të drejtpërdrejtë avokati mbrojtës i ish ministrit të brenshëm, pa dashur të bëjë propagandë tha se do jetë shumë i surpizuar se ku do e gjejë gjykata një provë për ta dënuar, nëse do të vendosë të japë vendim fajësie.
“Nuk dua të bëj propagandë, pres vetëm vendim pafajësie, do jem shumë i surpizuar se ku do e gjejë gjykata një provë për ta dënuar.” u shpreh Maksim Haxhia, ndërsa si avokat nuk ngurroi të japë edhe një këshillë për të gjithë politikanët.
“Mesazhi të bëjnë kujdes kur implikojnë dhe akuzojnë politikisht bazuar në biseda të tilla telefonike ajo që më shqetëson është precedenti”- apeloi avokat Haxhia.