U arrestua në Shqipëri/ Mediat turke nxjerrin foton e mashtruesit Faruk Özer pas arratisë

0
Gjigandi

Mashtruesi turk Faruk Fatih Özer është arrestuar në vendin tonë këtë të martë, rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në Jug të vendit.

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe mediat turke të cilat kanë publikuar një foto të 28-vjeçarit turk  i cili ishte shpallur në kërkim prej më shumë se një viti. Kujtojmë se ai ishte arratisur nga Turqia më datë 20 prill 2021 dhe prej asaj kohe fshihej në Shqipëri, në banesa të ndryshme që dyshohet se i gjente me ndihmën e shtetasi Evaldo Haxhiu, nipi i kreut të FSHF-së, Armando Dukës.

Özer akuzohet për veprat penale “krijim dhe drejtimi të një organizate me qëllim të kryerjes së krimeve”, “mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit si mjete” dhe “tregtim ose menaxhim i kompanive”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu