Një avion u detyrua që braktiste uljen në aeroport për shkak të tymit që vinte nga zjarret masive që kanë përfshirë rajonet dy shtete të Australisë.
Qielli përreth New South Wales dhe Queensland është mbuluar nga tymi, nga të paktën 90 vatra zjarri që deri më tani i kanë marrë jetën të paktën 2 personave dhe kanë shkatërruar 150 shtëpi. Më shumë se 1300 zjarrfikës po luftojnë me flakët, një situatë të cilën zyrtarët e kanë përshkruar “përtej seriozes”.
Një pasagjer në avionin që duhet të ulej në Port Macquarie filmoi momentin kur avioni u detyrua të kthehej dhe braktisi uljen, pasi u përball me një re masive tymi.
Our @Qantas pilots performed a “go-around” because the smoke was too thick to land at Port Macquarie. Now safely on the ground after taking a different approach. @ABCemergency @abcnews #QF2170 pic.twitter.com/50r0VcIyOK
— James Hancock (@jameshancockABC) November 9, 2019
Pamjet janë vërtetë tronditëse. Ato vijnë pasi autoritetet australiane konfirmuan mëngjesin e kësaj të shtune se dy persona kishin mbetur të vdekur si pasojë e zjarreve, ndërsa të paktën 7 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Më shumë se 30 persona raportohen të plagosur, ndërsa mbrëmjen e së premtes zjarrfikësit paralajmëruan se po përballeshin me zjarre të paprecedentë dhe se po shkelnin në territor të panjohur, ndërkohë që përpiqeshin të arrinin shtëpitë ku njerëzit kanë mbetur të bllokuar.
Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se numri i viktimave mund të rritet, mbi të gjitha pasi situata sipas tyre është shumë larg së qenit nën kontroll.