Avionët pa dritare do t’u japin pasagjerëve një pamje panoramike të qiellit

0
Gjigandi

Me idenë e re për prodhimin e aeroplanëve pa dritare, nuk ka më nevojë të kërkoni vende të veçanta në aeroplan, sepse çdo pasagjer do të jetë me mundësi të barabarta për pamjen panoramike të qiellit.

Qendra për Inovacionin e Proceseve është një kompani udhëheqëse e teknologjisë dhe kërkimit nga Britania e Madhe, e cila po krijon të ardhmen e udhëtimit ajror.

Avionët e avancuar do të jenë pa dritare, të cilët, në vend të dritareve do të kenë tërë gjatësinë e aeroplanit të mbuluar në ekranet me prekje OLED. Ky lloj aeroplan do t’u sigurojë të gjithëve në aeroplan një vend virtual të dritares.

Ekspertët besojnë se brenda 10 deri në 15 vjet këto aeroplanë mund të shpresojnë të jenë realitet.

RonaTyra

E gjithë pjesa e jashtme e aeroplanit do të vendoset në kamera që janë të lidhura me ekranet e prekjes sipër udhëtarëve. Në ekranet do të shfaqet një pamje realiste e asaj që po ndodh rreth aeroplanit jashtë.

Sidoqoftë, për ata që sëmuren duke shikuar qiellin, ekziston një mundësi për ta kthyer dritaren virtuale në një sistem argëtimi. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu