Mazda MX-5 RF 2.0 GT Sport Tech – e vogël, por e fuqishme

0
Gjigandi

Ky model i Mazdës ka një motor të mrekullueshëm prej 2.0 dhe katër cilindrave. Ndërruesin e shpejtësive mund ta zgjidhni nëse dëshironi ta keni manual apo automatik. Brendia është nga lëkura ngjyrë vere të kuqe. I ka kamerat dhe sensorët natyrisht dhe dritat kryesore LED. Shpejtësinë prej 0-100 km/h e kap për 6.8 sekonda.

Kjo veturë nuk ka shumë rivale në treg. “Kushëriri” i saj Italian Fiat 124 Spider, mbijetoi në treg shumë shkurt, ndërsa Toyota GT86 dhe Subaru BR-Z janë të ngjashme, por tashmë ato janë të vjetruara si modele, shkruan TopGear të enjten.

Por nëse dëshironi përvojën klasike në rrugë të shpejta, është veturë shumë e shtrenjtë për të arsyetuar timonin mjaftë të vrazhdë. Është pak jostabile në shpejtësi të madhe.

Mirëpo, nëse i keni 35.000 euro, është veturë perfekte për ta vozitur nëpër fshatra dhe të kënaqeni me rrezet e diellit e ajër të pastër. Është me të vërtetë një bukuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu