Pasditen e sotme janë regjistruar tre aksidente të njëpasnjëshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Nga pamjet e marra shihet se policia është e pranishme dhe po punon për të larguar automjetet e përplasura. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar pasi nuk ka dalë asnjë informacion zyrtar për këtë çështje. Ditën e sotme u shënua edhe një tjetër aksident në aksin Levan-Tepelenë ku u përplasën dy automjete.
Për pasojë u dëmtuan të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve