Austria anulon fluturimet me Shqipërinë deri në fund të korrikut

0
Gjigandi

Austria anulon fluturimet me Shqipërinë deri në fund të korrikut për shkak të masave anti-covid. Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober, tha se lista e vendeve të ndaluara zgjerohet me 10 shtete tё reja, duke e çuar nё total numrin nё 18. Në këtë listë përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor Rumania, Bullgaria dhe Moldavia që nuk do të lejohet të futen në Austri nga data 16 deri më 31 korrik.

Deri më tani, aeroplanët nga tetë vende dhe një rajon i Italisë nuk lejoheshin të zbarkonin në Austri, sipas një rregulloreje të re nga Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober, por lista tani përfshin 18 vende.

Vetëm disa kategori lejohen të futen në Austri: fluturime në interes të Republikës, transport mallrash, të sëmurë, austriakë, staf infermierësh ose ndihmës të korrjeve në vend.

“Ne duam që të mos ketë asnjë rrezik. Ne duam të rritim kontrollet dhe të marrim masa, Në funksion të rritjes së numrit të infeksionit në vendet e prekura”, tha Anschober.

RonaTyra

Ministria theksoi se ndalimet e uljes nuk janë mbyllje kufijsh, por personat mund të vazhdojnë të hyni në Austri me kufijtë tokësore dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë. Më 1 korrik, Austria ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim udhëtimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar test negativ Covidi ose karantinim 14 ditor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu