Ka qenë protagonisti i madh në Champions League para ndalesës për coronavirus: Marcos Llorente, mesfushori i Atletico Madrid, me dygolëshin e tij ka eliminuar kampionët në fuqi të Liverpool-it. Kjo ka bërë që shumë njerëz të informoheshin në lidhje me spanjollin 25-vjeçar, duke zbu luar edhe disa kuriozitete shumë të veçanta…
Siç ka bërë të ditur The Sune, sekreti i lojtarit mund të jetë mënyra sesi ai fle gjumë, ose më saktë, krevati i tij. Marcos Llorente, në fakt, disa sekrete të vogla për ruajtjen e formës së tij. Mes këtyre është dieta, por edhe vendi ku fle.
Spanjolli zotëron një krevat me të vërtetë të veçantë që mundëson ngadalësimin e plakjes. Kosto? “Vetëm” 35 mijë euro. Bëhet fjalë për Hogo Bed, i prodhuar në Spanjë, por që shitet edhe në pjesë të tjera të botës. Kompania ka shpjeguar sesi Hogo është një produkt unik:
“Është i vetmi sistem pushimi i garantuar me patentë në botë që redukton në mënyrë natyrale moshën biologjike duke ngadalësuar procesin e oksidimit me të cilin plakemi”.
Por jo vetëm. Siç ka pohuar profesoresha Monica de la Fuente, docente e Departamentit të Gjenetikës, Fiziologjisë dhe Mikrobiologjisë i Fakultetit të Biologjisë në Universitetin Complutense të Madridit:
“Rezultatet tregojnë se pushimi me sistemin Hogo sjell një rinim domethënës të moshës biologjike dhe një përmirësim të shëndetit në përgjithësi”.