Atletico Madrid, sekreti i Llorente-s është një krevat special 35 mijë eurosh

0
Gjigandi

Ka qenë protagonisti i madh në Champions League para ndalesës për coronavirus: Marcos Llorente, mesfushori i Atletico Madrid, me dygolëshin e tij ka eliminuar kampionët në fuqi të Liverpool-it. Kjo ka bërë që shumë njerëz të informoheshin në lidhje me spanjollin 25-vjeçar, duke zbu luar edhe disa kuriozitete shumë të veçanta…

Siç ka bërë të ditur The Sune, sekreti i lojtarit mund të jetë mënyra sesi ai fle gjumë, ose më saktë, krevati i tij. Marcos Llorente, në fakt, disa sekrete të vogla për ruajtjen e formës së tij. Mes këtyre është dieta, por edhe vendi ku fle.

Spanjolli zotëron një krevat me të vërtetë të veçantë që mundëson ngadalësimin e plakjes. Kosto?  “Vetëm” 35 mijë euro. Bëhet fjalë për Hogo Bed, i prodhuar në Spanjë, por që shitet edhe në pjesë të tjera të botës. Kompania ka shpjeguar sesi Hogo është një produkt unik:

“Është i vetmi sistem pushimi i garantuar me patentë në botë që redukton në mënyrë natyrale moshën biologjike duke ngadalësuar procesin e oksidimit me të cilin plakemi”.

Por jo vetëm. Siç ka pohuar profesoresha Monica de la Fuente, docente e Departamentit të Gjenetikës, Fiziologjisë dhe Mikrobiologjisë i Fakultetit të Biologjisë në Universitetin Complutense të Madridit:

RonaTyra

“Rezultatet tregojnë se pushimi me sistemin Hogo sjell një rinim domethënës të moshës biologjike dhe një përmirësim të shëndetit në përgjithësi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu