Mesfushori i Montreal Impact, Victor Wanyama, ka folur për kohën kur luante te Saouthampton me yllin e Liverpool-it, Sadio Mane.
Edhe pse ai konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në qarkullim tani, Mane shihej si një lojtar të cilit i mungonte vazhdimësia gjatë dy sezoneve të kaluar me “Shenjtorët”.
“Ishim si një familje me një baba, Mauricio Pochettino, por unë dhe Mane krijuam një lidhje të fortë. Morgan Schneiderlin ishte gjitahstu një mik i madh”, ka thënë Wanyama për Madgoat TV.
“Në një moment, Mane më tha ‘Ej, këta nuk duan të ma pasojnë topin, a mund të luajmë më afër ne të dy? Ata nuk duan që unë të shënoj’”.
“Unë pranova me njëfarë ngurrimi dhe sa herë që merrja topin ia pasoja atij. Doja ta trajtoja mirë, duke parë se ishte një djalë i sjellshëm dhe i mirë”.