Dy astronautët kanë thënë se janë të gatshëm për nisje. Dhe të gjitha kontrollet teknike tanimë janë bërë.
Pyetja që shtrohet është: A do të jetë moti “i gatshëm” të lejojë një gjë të tillë?
Janë ekipet e NASA dhe SpaceX do të duhet të vendosin, bazuar në mënyrën se si duket tani, nëse duhet të ecin përpara me lansimin e raketës.
Ndryshe, kompania SpaceX pritet të bëjë tentimin e dytë sot që të nisë raketën me astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Fluturimi i tyre i paraparë për të mërkurën u shty për shkak të motit jo të mirë.
SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë pas nëntë vitesh.
Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël.
Presidenti amerikan Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024.