Aspak profesionistë në Shqipëri, nuk na i plotësuan ato që premtuan

0
Gjigandi

Në fillim të sezonit të kaluar, Laçi afroi në skuadër me shumë bujë, mbrojtësin kilian, Sebastian Toro. Pavarësisht se ky i fundit u afrua me shumë bujë, asnjëherë nuk la një përshtypje të mirë në fushën e lojës, me paraqitjet që tregoi.

Në fund të sezonit, futbollisti vendosi ta mbyllë me kurbinasit, duke dalë si një lojtar i lirë dhe vetëm pas 7 muajve ia doli të gjejë një skuadër tjetër, teksa në shkurt firmosi me skuadrën e Kolin në Kili.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Latercerra”, futbollisti është shprehur se në Shqipëri familja e tij nuk ishte e lumtur, duke thënë se pagesat nuk i janë shlyer dhe nuk iu realizuan ato që i ishin premtuar.

“Unë u largova nga Shqipëria me përshtypje të këqija, duke ditur se kisha edhe një vit kontratë me Laçin. Çështja e pagesave nuk më është përmbushur, pasi atje nuk janë profesionistë, ndryshe nga këtu ose në vendet e tjera.

Atje patëm shumë probleme me gjuhën. Familja ime nuk ishte e lumtur dhe sikur të mos mjaftonin këto, atje kishte disa gjëra që na i premtuan dhe nuk na i realizuan. Kështu që duke i menduar të gjitha, unë vendosa të largohesha.”, u shpreh Toro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu