Liga Angleze e Futbollit ka konfirmuar që nuk ka asnjë rast pozitiv nga raundi i fundit i testimeve për COVID-19.
3,555 lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve të klubeve janë testuar gjatë javës së kaluar nga kategoria e dytë, e tretë dhe e katërt në futbollin anglez.
3,136 persona janë testuar nga kategoria e dytë e futbollit anglez, 381 nga kategoria e tretë dhe 38 nga kategoria e katërt.
Në javën e kaluar 2 persona kishin rezultuar pozitivë pas 3,141 testeve.
“Liga Angleze e Futbollit të vazhdojë të bëjë njoftime për rezultatet e testeve për COVID-19 çdo të mërkurë në mesditë për të vazhduar mbështetjen ndaj integritetit të garës dhe transparencës”, thuhet në njoftim.