Sami Khedira u ka vënë notat trajnerëve të tij dhe nuk ka asnjë dyshim se kush e meriton të jetë në krye të listës.
“Gjatë karrierës sime kam patur trajner të mëdhenj. Kam mësuar nga secili prej tyre”, ka thënë ylli i Juventus-it, duke iu përgjigjur pytjeve të ndjekësve të tij në Instagram.
“Më mbresëlënësi ka qenë Mourinho, ai kishte besim tek unë. Hapi më i rëndësishëm ka qenë kalimi nga Stuttgart-i të Real Madrid-i ps Botërori i 2010-ës”.
“Më ka dhënë shumë njohuri teknike dhe më ka përmirësuar si njeri, kam një marrëdhënie shumë të mirë me atë dhe flasim akoma sot”.