Bayern Munich e ka fituar garën për transferimin e mbrojtësit Tanguy Kouassi, që do të largohet nga Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, raporton Bild.
Lojtari 18-vjeçar është paraqitur 13 herë në këtë edicion për skuadrën franceze, duke shënuar tri gola dhe do të jetë lojtar i lirë pas tri javëve të ardhshme.
L’Equipe ka raportuar në muajin prill se Rasenball Sport Leipzig ishte në garë për të, të ndjekur edhe nga Barcelona.
Duke u mbështetur edhe në raportimin e RMC Sport në këtë javë, thuhet se Bavarezët tashmë janë favoritë për të transferuar Kouassin.
Mbrojtësi thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruar nga kampioni i Bundesligës dhe në momentin që i skadon kontrata me PSG-n, do t’i bashkohet Bayernit.
Kouassi është një lojtarë tejet i rëndësishëm për Francën dhe në të kaluarën për grupmoshat e reja ishte paraqitur rregullisht.