Arrestohet ylli i Chelseat, pas një takimi romantik që u shndërrua në përleshje në 4 të mëngjesit

0
Gjigandi

Futbollisti i talentuar i Chelseat dhe Anglisë, Callum Hudson-Odoi, është arrestuar në orët e hershme të së dielës, për shkak të një përleshjeje me një grua pas një takimi romantik të cilën e kishte takuar në internet.

Gruaja në fjalë e ka raportuar një incident në Policinë Metropolitano, e cila ka shkuar në banesën e përfaqësuesit të Anglisë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një ambulancë.

19-vjeçari u arrestua nga policia dhe u dërgua në paraburgim.

“Policia dhe një ambulancë janë thirrur në orën 3:53 të dielën në mëngjes se një grua nuk po ndihej mirë me shëndet”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Policia ka konfirmuar se gruaja është dërguar në spital dhe futbollisti i Chelseat është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe po mbahet në paraburgim.

RonaTyra

The Sun raporton se Hudson-Odoi e kishte takuar gruan në fjalë online dhe e kishte ftuar në shtëpinë e vet, duke e dërguar një makinë për ta marrë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu