Policia e Lezhës ka vene ne pranga Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani. Burime për bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të Interpolit pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.
Edhe pse para disa kohesh Prodani është akuzuar nga ish kryeministri Berisha në 2019 për vjedhje por ai i ka mohuar këto akuza. Burime bëjnë me dije se arrestimi është provizor me qellim ekstradimi.
DENONCIMI I BERISHES NE VITIN 2019
Në denoncimin e Sali Berishës në vitin 2019 Alfred Prodani u akuzua se ka vjedhur shtëpinë e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.
Po ashtu në këtë denoncim veç drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani, akuzohej edhe përgjegjësin e Pallatit të Kulturës. Në mesazhin që një qytetar nga Laçi i ka dërguar Berishës, thuhet se Prodani dhe Paja nuk janë në krye të detyrës, pasi ndodhen të arrestuar në Spanjë.
“Një pyetje nga qytetari i Laçit për Edvinin: Ku janë dy narkodrejtorë që janë zhdukur?!”,
shkruan Berisha, duke vijuar me publikimin e denoncimit:
Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi. Ma pyet pak Kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema. Qyteti i Laçit është pa dy drejtorë”.
Më 27 shkurt të 2019, gjatë kohës që po luhej derbi mes Real Madrid dhe Barcelonës, banesa e Benzemasë ra pre e një grabitjeje. Mediat spanjolle lidhur me ngjarjen nuk kanë publikuar detaje, por dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria.
Po në vitin 2019, korespondenti i Panorama tentoi të kontaktojë me përgjegjësin e Ujësjellësit në Kurbin, Alfred Prodani, numri i tij i telefonit rezultoi i fikur. Burime bënë me dije se 37- vjeçari nga Laçi ndodhej në Spanjë, por nuk dihet nëse është person i ndaluar nga Policia.