DURRËS
Dy persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale. Një 46- vjeçar në Durrës u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar për dhunë në familje.
Nga ana tjetër, një 31- vjeçar u kap nga Policia pasi drejtonte BMW-në pa leje drejtimi, dhe si përfundim ra në pranga.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasin:
Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:
H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.