Arilena në pushime me të dashurin, nuk kursen fotot me të

0
Gjigandi

Pak ditë më parë këngëtarja Arilena Ara festoi 22-vjetorin e lindjes, në një festë me plotë gojën magjike të organizuar në Drimadh.

Festa u shoqërua me familjarët më të ngushtë dhe miqtë më të mirë të këngëtares dhe gjithçka u organizua nga një njeri, menaxheri i saj Përparim Kola.

Por Popi, siç njihet ndryshe Kola, krahas të qenit menaxheri i saj, është edhe i dashuri i këngëtares.

Pikërisht në festën e ditëlindjes, duket se lidhja e tyre u zyrtarizua dhe kjo gjë u duk edhe në një foto ku nëna e Arilenës e puthte në faqe krahun e djathtë të së bijës.

Këtë të mërkurë Arilena ka ndarë një tjetër fotografi me partnerin e saj ku të dy shihen në anije, duke vijuar pushimet bashkë.

RonaTyra

Ata shfaqen në super formë dhe duket se lidhja mes tyre po ecën më së miri, sa që këngëtarja kudo shihet veç me Popin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu