Derbi më i madh i futbollit kroat midis Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit, do të luhet të dielën në mbrëmje në orën 21.05 në kuadër të javës së 34-të.
Ish-lojtari i Hajdukut dhe Dinamos, Ardian Kozniku, ka folur për portalin “tportal.hr”.
‘Sinqerisht, nuk është e lehtë për mua të jap një përgjigje në pyetjen se cili do të jetë më i mirë, por fakti se ky derbi nuk do të ketë aq peshë si ato të mëparshmit.
Arsyeja është se Dinamo tashmë ka siguruar titullin e kampionit, dhe Hajduku po lufton fuqishëm për vendin e dytë në renditje dhe kualifikimin për Champions League.
Duke parë situatën aktuale në të dy klubet, unë me të vërtetë shpresoj për një lojë të mirë ’, tha mes të tjera Kozniku.
Dinamo udhëheq renditjen me 76 pikë, Hajduku është në pozitën e pestë me 54 sosh.