Kanë lindur të dy në të njëjtën datë, 7 maj dhe sot kanë një arsye më shumë për të festuar… Pasi kanë bërë gëzuar për jetën, për njëri-tjetrin, për dashurinë, sot do të bëjnë gëzuar për frytin e kësaj e dashurie që vjen si dhuratë nga Zoti për të dy.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër. Lajmin e bën me dije vetë moderatorja e dashur, e cila s’mund të jetë më e lumtur se kaq për fëmijën që do të kurorëzojë dashurinë e tyre.