Tenori i njohur Andrea Bocelli ka deklaruar ditën e sotme para gazetarëve se ai ka qënë i infektuar me Covid-19.
Ai deklaroi se në 10 mars kishte bërë tamponin ku me pas kishte rezultuar pozitiv por Bocelli shpjegoi se nuk kishte pasur ndojnë problem të veçantë, vetëm pak ethe.
Më tej ai shtoi se e infektuar kishte qenë dhe gruaja e tij.
Ndërsa sot ai ishte në spitalin Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmën për qëllime studimi.
Kujtojmë që Bocelli dha koncertin e tij më të bukur të kësaj kohe në sheshin e boshatisur të ‘Duomos’ në Milano.
Ky koncert u transmetua live në të gjithë botën dhe ishte një përpjekje për të dërguar “dashuri”, shërim dhe shpresë’ në Itali në mes të krizës.COVID-19.