Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim jep një mesazh.
Ambasadorja thotë se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.
“Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ato respektojnë sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan Kim.