Akuzohen për shpërdorim detyre, dalin para gjykatës 18 punonjësit e burgut të Fierit

0
Gjigandi

Seanca për vlersimin e masave të sigurisë ndaj 18 punonjësve të burgjeve të Fierit ka nisur ditën e sotme.

Ndaj punonjësve rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. 18 të akuzuarit do dalin përpara gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masën që do caktohet ndaj tyre. Referuar dosjes dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjere të dënuar, këta shtetas kanë kryer veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje.

Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës dhe vlerësime fiktive për sjellje të mirë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu