Emri/ I akuzuar për mashtrim kompjuterit, Apeli lë në burg shtetasin kinez

0
Gjigandi

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin kinez Liangbin Chen i arrestuar në Rinas për mashtrim kompjuterik.

Gjykata njofton se shtetasit Chen i është ndaluar përdorimi i pasaportës apo dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme të cilat mund të përdoren për daljen e tij jashtë shtetit.

Njoftimi i plotë:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Komisariati i Policisë Rinas, më datë 11.07.2022, rreth orës 14:00, gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albani” Londër-Tiranë, ka arrestuar në sportelet e hyrjes shtetasin me iniciale L.C, për qëllim ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale L.C, për efekt ekstradimi.
Me vendimin nr. 1563 Akti, datë 14.07.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të shtetasit me iniciale L.C.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit L.C, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 283 dhe 495të K.Pr.Penale, lidhur me procedurat e ekstradimit sipas kërkesës së autoriteteve kineze.
-Ky vendim nuk është ankimuar.
Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale L.C, për revokimin e masës së sigurimit

Me vendimin nr. 1563/1, datë 09.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Zëvëndesimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit L.C, me vendimin nr. 1563 akti, datë 14.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penal.
Urdhërohet shtetasi L.C që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ……., Tiranè,. Urdherohet organi i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per te siguruar zbatimin e kètij vendimi që të realizohet mbikqyrja e vazhdueshme 24 orëshe nga punonjësit e Policisë
te Komisariatit Nr.1 Tiranë, që mbulon juridiksionin e vendbanimit tè tij, si dhe për ndalimin e përdorimit të pasaportës apo dokumentave të tjera identifikuese të vlefshme, pèr daljen e tij jashtë shtetit. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke rrëzuar kërkesën për zëvëndësimin e masës së sigurimit ndaj personit nën hetimi L.C , dhe vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg. Gjithashtu, ankim paraqiti edhe shtetasi me iniciale L.C, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Prokuroria e Gjykatës së Apelit Tiranë hoqi dorë nga ankimi dhe cështja u gjykua në bazë të ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale L.C.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, datë 29.09.2022 vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 1563/1 Akti datë 09.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.
-Mospranimin e ankimit kunder ketij vendimi, për shkak te heqjes dorë prej ankimit nga Organi i Prokurorisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu