Akuzat ndaj Agim Kajmakut, Bardhi: Konfirmohet zyrtarisht se eshte Jorgo Toto – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Gazment Bardhi: Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkise se Vores eshte Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike Bardhi citon shkresen e prokurorise: Nga informacioni i zyres interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmeve te gishtave te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmet daktiloskopike qe ndodhen ne bazeb e te dhenave kriminale te Greqise, rezulton se keto gjurme perputhen me gjurmet e gishtave te shtetasit Jorgo Toto. Prokuroria: nga verifikimet e kryera konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin se ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke, ku i është berë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër, rezulton se Agim Kajmaku ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datën 30 Mars 2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në Agim Kajmaku, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu