Akuzat e Prokurorisë Speciale për Thaçin/ Avdullah Hoti: Do kthehem në Prishtinë, nuk udhëtoj drejt SHBA-së

0
Gjigandi

Në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë takim. Pas anullimin të takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkak të akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale, edhe kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do udhëtojë drejt SHBA-së.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.
E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”- shkruan në Facebook Hoti.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu