TAKIMI: Sulmi i Banjskës nuk ndryshon gjë, Perëndimi kthehet atje ku e la: Asociacionin, sa më shpejt

0
Gjigandi

Diplomatët Perëndimorë kanë zhvilluar një takim sot me kryeministrin Kurti në Kosovë, e pritet të kenë një tjetër në Serbi me Presidentin serb Vuçiç për të theksuar dobinë e padiskutueshme për dialogun.

“Duhet ta përsëris që Asociacioni të formohet pa vonesa. Pa këtë, s’do të ketë progres të Kosovës në integrimin evropian. E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet së shpejti. Tani do ta vazhdojmë misionin në Beograd, ku do ta takojmë presidentin Vuçiç”- tha Lajçak.

Në një konferencë për mediat, për herë të parë nga Prishtina që pas akuzave të ashpra nga Kurti, Lajçak u shpreh se ndonëse sulmi i Banjskës është precedent dhe po hetohet nga BE e NATO nuk zhbën kompromiset e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetarët se në ç’pikë janë hetimet për sulmin në Banjskë, ku u vra në krye të detyrës Afrim Bunjaku, Lajçak u shpreh se po hetohet nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO dhe se do të jepet një përgjigje përfundimtare së shpejti.

“Çdo vonesë është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut. Sulmi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më herët këtë vit. BE-ja dhe NATO janë duke hetuar faktet. Do të informoheni për rezultatet.”- tha Lajçak.

RonaTyra

Pesë diplomatët e Perëndimit nisën më 21 tetor vizitat në Kosovë dhe Serbi, me një qëllim kryesor – “ringjalljen e dialogut mes dy vendeve”  Kështu i ka arsyetuar Bashkimi Evropian vizitat e të dërguarit të tij për dialogun Kosovë – Serbi,

Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd.

Burimet diplomatike në Bruksel, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se me këtë vizitë synohet të dërgohet mesazh se ekziston unitet mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për qëndrimet ndaj Kosovës.

o.j. / ABC24.AL

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu