AKU bllokon 132 litra produkte të mbrojtjes së bimëve të ndaluara në vend

0
Gjigandi

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë referuar indicios së marrë nga Policia Kufitare, ka bllokuar 132 litra produkte të mbrojtjes së bimëve (Sunfire 240SC, Sedlene Fuerte), të cilat i përkisnin pasagjerit të linjës Vlorë-Brindisi me iniciale V.A , i cili u ndalua nga Policia kufitare.

Këto produkte të cilat u tentuan të futen në vendin tonë, nuk bënin pjesë në listën e Pesticideve të lejuara, të miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
“Referuar shkeljeve të konstatuara çështja i kaloi për ndjekje të mëtejshme Krimit Ekonomik dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë shkelje ligjore me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cënojë sadopak sigurinë ushqimore”, njofton AKU.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu