10 aksidente komunikacioni gjatë ditës së djeshme – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej dhjetë aksidenteve gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia e komunikacionit ka zbuluar dhe përjashtuar nga komunikacioni  32 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi  më të madhe nga e lejuara, tre shoferë e kanë ngasur automjetin nën ndikim të alkoolit, 16 para se të marrin patentë shoferi, dy fillestarë, si dhe katër automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe,  katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi  këmbësorëve  në vendkalimin e shënuar, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqeve, shtatë shoferë të motoçikletave për  mosshfrytëzim të kaskës mbrojtëse, 22 shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë dhe 23 shoferë  kanë përdorur celular gjatë ngasjes së automjetit.
Shtatë këmbësorë janë sanksionuar për kalim  jashtë vendkalimit të shënuar dhe një i cili ka kaluar rrugën  në dritë të kuqe.
Janë zënë edhe 61 automjete  të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 50 automjete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu