Top Story/ Velipoja dhe Shëngjini bosh, nuk i frekuenton askush për shkak të panikut nga Covid-19

0
Gjigandi

Plazhi më i frekuentuar për turizëm patriotik pas Velipojës është Shëngjini. Sapo mbërritëm në Shëngjin, ajo që na ra në sy, janë qepenat e mbyllura të shumë bizneseve. Këtu duket sikur vendi është “fantazëm” për aq kohë sa nuk popullohet nga pushuesit.

Turistët janë tërhequr drejt kësaj zone edhe nëpërmjet eventeve të shumta që organizoheshin. Ato që ishin programuar për këtë sezon janë anuluar si rezultat i covidit 19. Kjo ka bërë që shumë biznese të kenë humbje të mëdha. Madje disa prej tyre nuk janë hapur fare.
“Shëngjini është komplet i varur prej faktit që të hapet pjesa e kufirit me Kosovën. Sepse le të themi që rreth 80% e klientelës është nga Kosova”, thotë Kristjan Leti, Menaxher Bari, Shëngjin. Ky është lokali i vetëm që gjetëm hapur në Shëngjin. Ai po frekuentohet vetëm nga pak banorë që mezi kanë pritur të dalin nga karantina.
“Edhe nëse marrin guximin të dalin se e kanë hequr pak atë frikën. Prapë së prapë kanë marrë një mësim nga ana ekonomike. Si është Shqipëria dihet, pagat janë shumë të ulëta dhe një përqindje e vogël është gati në skamje. Praktikisht edhe ata që e kanë një mundësi janë tkurrë për të dal apo për të bërë një shpenzim të tepërt”, thotë Kristjan Leti, Menaxher Bari, Shëngjin.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu