Aktori amerikan, Ezra Miller arrestohet për herë të dytë brenda një muaji

0
Aktori amerikan, Ezra Miller arrestohet për herë të dytë brenda një muaji
Gjigandi

Ezra Miller u arrestua për herë të dytë në Hawaii.

Aktori amerikan është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një grua në Hawaii.

Ylli i “Fantastic Beasts” gjuajti me karrige në drejtim të gruas, duke e lënë atë me një çarje në ballë, sipas policisë.

Ezra Miller (Foto: Getty Images)

RonaTyra

Miller u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të së martës për sulm të shkallës së dytë në një pronë private në Pahoa në Big Island të Hawaiit, pas raportimeve për sulmin.

Është hera e dytë që 29-vjeçari arrestohet në javët e fundit.

Departamenti i Policisë së Hawaiit tha se aktori ishte i “inatosur” përpara se të gjuante karrigen.

Ezra Miller (Foto: Getty Images)

Miller është i njohur për rolet e tij në “Perks of a Wallflower”, “Trainwreck” dhe në “Fantastic Beasts”.

Megjithatë, sipas raportimeve nga Rolling Stone, drejtuesit e Warner Bros dhe DC u takuan pas arrestimit të parë të Miller, duke rënë dakord të ndalonin çdo projekt të ardhshëm me aktorin.

/abc24.al/

Ezra Miller (Foto: Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu