Aksioni për vrasjen e Al Baghdadi u fsheh nga Kongresi

0
Gjigandi

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ai nuk i njoftoi të gjithë anëtarët e Kongresit për operacionin në Siri, ku u vra lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakir al-Baghdadi, pasi sipas tij, “shumë informacione po rrjedhin nga Uashingtoni”.

Ai tha në një konferencë shtypi se kishte njoftuar disa kongresistë për operacionin dhe se të tjerët ishin njoftuar ndërsa po fliste në konferencë.

“Unë nuk pashë askund të rrjedhin informacione sikurse që rrjedhin nga Uashingtoni. Nuk ka asnjë vend në botë nga i cili rrjedh informacioni. Uashingtoni është një makinë që rrjedh ”, tha Trump, raporton CNN.

Ai shtoi se njerëzit e vetëm që ishin në dijeni lidhur me zhvillimin e operacionit, ishin njerëzit me të cilët ka punuar.

“Rrjedhja e informacionit mund të shkaktojë vdekjen e të gjithëve,” tha Trump.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu