Aksioni me një të arrestuar në Elbasan, policia jep detaje

0
Aksioni me një të arrestuar në Elbasan, policia jep detaje
Gjigandi

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me një person të arrestuar një ndatë më parë gjatë kontrollit të ushtruar për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar, “Unexpected”, është bërë e mundur arrestimi i shtetasit B. G., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas qarkullonte me një automjet dhe sapo ka parë Policinë që e ndiqte, pasi disponohej informacion se kishte armë zjarri me vete, ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike.

RonaTyra

Finalizohet operacioni policor i koduar “Unexpected”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH, Fier.

Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Vihet në pranga shtetasi që e posedonte armën.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, lëndë narkotike, si dhe për  parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar dhe në informacionet e marra më parë, strukturat hetimore dhe operacionale në DVP Elbasan, Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH, Fier, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Unexpected”.

Në kuadër të këtij operacioni u ushtruan dhjetëra kontrolle të befasishme në rrugë dhe në ambiente të ndryshme. Si rezultat i këtyre kontrolleve u kap dhe u arrestua në flagrancë, te stacioni i trenit në lagjen “Sul Paprri”, në Elbasan shtetasi B. G., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas qarkullonte me një automjet dhe sapo ka parë Policinë që e ndiqte, pasi disponohej informacion se kishte armë zjarri me vete, ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga.

Gjatë operacionit janë shoqëruar për verifikim edhe disa persona të tjerë me precedentë penal, të cilët pas verifikimeve, janë lënë të lirë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale në të cilat ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu