Kërcënoi me thikë gruan në sy të fëmijëve të mitur, në pranga 48-vjeçari në Lezhë

0
Kërcënoi me thikë gruan në sy të fëmijëve të mitur, në pranga 48-vjeçari në Lezhë
Gjigandi

Një 48-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi ushtronte  dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosi me thikë bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve të mitur.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi B. M

“Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M. 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë), në prani të fëmijëve të tyre të mitur.”

– njofton policia.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

RonaTyra

Ndërsa shtetases së dhunuar L. M. iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu