Rritja e shifrave të të infektuarve/ ISHSH zbret në terren, ja çfarë u konstatua gjatë inspektimeve

0
Gjigandi

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur gjoba dhe ka pezulluar një aktivitet në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara për luftën kundër Covid-19.

ISHSH bën me dije se janë kryer 1065 inspektime dhe monitorime më datë 12.06.2020 në të gjitha qarqet e vendit, në ditët që janë rritur frikshëm rastet e të infektuarve, nga kontaktet por edhe raste të reja.

Janë inspektuar dhe monitoruar:

• 248 Pika të shitjeve të produkteve ushqimore (markete/supermarket/dyqane ushqimore)

• 659 Bar-kafe/restorante/ piceri/ fast food
• 76 Furra buke/ pasticeri
• 19 Biznese/ fason/ call center/ fabrika e linja prodhimi e perpunimi
• 28 Shitje me pakicë të produkteve të tjera jo ushqimore

RonaTyra

• 15 Zyra Pagesash (OShEE, UK, Shërbim Postar, Filiale banka etj.)
• 8 Farmaci
• 1 Klinikë/ laborator dentar
• 4 Berber/parukeri
• 1 Institucion publik
• 6 Taxi/Mjete Tranporti në bashkëpunim me DPSHTRR.

Janë marë 38 Masa administrative me gjobë dhe 1 Vendim i Ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.

• 10 Masa Administrative – Markete/Supermarket/Dyqane ushqimore
• 11 Masa Administrative – Bar-kafe/Restorante/ Piceri/Fast food
• 7 Masa Administrative – Furra buke/ Pasticeri
• 3 Masa Administrative – Zyra Pagesash/Institucione financiare
• 1 Masë Administrative – Shitje e produkteve jo ushqimore
• 6 Masa Administrative në
bashkëpunim me DPSHTRR – Taxi/Shërbim transporti
• 1 Vendim i Ndërmjetëm për mbylljen e manovisë me 30 punonjës në fasonerinë “Sfidal”, NIPT: K94609201S, pas lajmërimit nga NJVKSH Krujë për punonjës pozitiv për COVID-19.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet:

• Qarku Berat – 2 Masa Administrative
• Qarku Durrës – 7 Masa Administrative, 1 Vendim i Ndërmjetëm
• Qarku Elbasan – 1 Masë Administrative
• Qarku Fier – 3 Masa administrative
• Qarku Korcë – 5 Masa Administrative
• Qarku Shkodër – 3 Masa Administrative
• Qarku Tiranë – 17 Masa Administrative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu