Aksion në Vlorë, policia shqiptare dhe italiane në ndjekje të gomones. Dyshohet se ka drogë

0
Gjigandi

Një gomone është vënë në ndjekje nga policia në Karaburun të qytetit të Vlorës.

Pas sinjalizimeve të marra dhe lokalizimit të bërë policia kufitare, forcat delta, rojet bregdetare dhe Guarda di Finanza janë vënë në ndjekje të gomones.

Nuk dihet me saktësi përse po ndodh ky aksion për kapjen e kësaj gomonie, por fillimisht dyshohet se të ketë drogë.

Njoftimi i Policise:

RonaTyra

Vlorë/Informacion paraprak

Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.

Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.

Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu