Aksion kundër lojërave të fatit në Gjakovë, arrestohet një zyrtar policor

0
Gjigandi

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor të Stacionit Policor të Gjakovës dhe disa persona të tjerë, si të dyshuar për organizim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar pasi është bastisur lokali në Gjakovë, ku po dyshohej se po organizoheshin këto lojëra.

Burime brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë kanë njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e parave dhe një numër i madh i monedhave të pokerit që përdoren për lojërat e fatit.

Sipas sinjalizuesit i cili ndodhej në lokalin ku luhej bixhoz, Inspektorati Policor ka zhvilluar një operacion pas mesnate në këtë komunë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu