Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër ku janë përfshirë tre automjete dhe janë plagosur 4 persona.
Personat e plagosur janë nisur me urgjencë për në spital.
Nuk dihet ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.